Moti për pesë ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se do të mbajë mot kryesisht me diell por i freskët .

Lajme

23/09/2018 20:01

Dita e hënë mbetet nën dominimin e masave të ngrohta të ajrit të cilat ishin prezent gjatë gjithë muajit , por nga dita e martë masat e freskëta të ajrit me origjinë nga veriu do të ndikojnë dukshëm në prishjen e këtij ekuilibri termik, duke bërë që merkuri në termometër të zbresë deri në 2 gradë Celsius , derisa në viset malore me lartësi mbidetare mbi 900m parashihet të ketë brymë si pasojë e rënies së temperaturave deri në zero gradë Celsius.

Temperaturat minimale parashihet të lëvizin ndërmjet 2-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 14-23 gradë Celsius, përjashtuar ditën e hënë ku vlerat termike mbesin të larta si në ditët paraprake.

Amplitudat në fushat termike mbesin të mëdha , por nuk do të bien nën vlerat e normales. Do të fryjë erë nga veriu me shpejtësi deri 11m/s./Lajmi.net/