Moti për pesë ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar të dhënat për motin në ditët e ardhshme.

Lajme

16/09/2018 23:35

Në ditët në vazhdim do të mbajë mot kryesisht me diell dhe re të shpërndara.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të jenë konstante me temperaturat e javës së kaluar, 25-28 gradë Celsius.

Indeksi UV do te ketë vlera të larta.

Do të fryjë erë nga drejtimi i lindjes dhe verilindjes me shpejtësi 1-6m/s.