Moti për pesë ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se ditët e para të javës do të karakterizohen me mot kryesisht të vranët dhe me reshje të dobëta bore.

Lajme

17/12/2017 21:28

Nga e mërkurja e tutje, vendi ynë do të ndikohet nga fushat anticilkonike të cilat do të karakterizojnë mot stabil , me intervale të gjata me diell ,por të ftoht.

Kjo si pasoj e depërtimit të masave të ajrit me origjinë polare.

Temperaturat minimale parashihet të bijnë deri -8 gradë celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të arrijnë deri 2 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-6m/s.