Moti për nesër në Kosovë

IHMK-ja përmes një komunikate për media bën të ditur se nesër në Kosovë do të mbretërojë mot me diell dhe vranësira të çrregullta.

Lajme

16/08/2018 23:46

“Vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik. Në këtë situatë meteorologjike do të mbajë mot me diell dhe vranësira të çrregullta të cilat në pjesën e dytë të ditës, nëpër disa territore shumë të kufizuara ka mundësi të sjellin reshje afatshkurta shiu”, thuhet në komunikatë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 28-30 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi deri 7m/s.