Moti për këtë vikend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë këtyre dy ditëve të fundjavës parashihet të mbajë mot kryesisht me diell.

Lajme

21/10/2017 08:04

Sipas IHK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare. Reshjet parashihen të vijnë gjatë orëve të para të ditës së hënë, kurse në veriperëndim të vendit ka mundësi që këto reshje të vijnë në orët e vona të ditës së diele”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/