Moti për javën e ardhshme në Kosovë

Mot me diell dhe vranësira të shpërndara do të na shoqëroj gjatë këtyre pesë ditëve të javës.

Lajme

13/12/2015 17:17

Të enjten në orët e vona ka mundesi të ketë zhvillim të vranësirave të cilat vende-vende mund të shoqërohen me fjolla të dobëta bore.

Temperaturat minimale do të pësojnë ngritje të lehta deri sa ato maksimalet do ti ruajnë gati të njejtat vlerat e këtyre dy ditëve të vikendit, transmeton lajmi.net.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri  -1 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës pritet të lëvizin nga 6-8 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike vazhdon të mbetet e lartë mbi vlerat e normales Do të fryjë erë nga ana e veriut dhe më pas nga jugu me shpejtesi 1-3m/s. /lajmi.net