Moti për fundjavë, të dielën priten reshje bore

Edhe gjatë ditëve të fundjavës moti në Kosovë, do të jetë kryesisht i vranët edhe me temperatura nga -3 deri 0 minimale dhe 2-4 ato maksimale.

Lajme

12/01/2018 13:30

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, të dielën pritet të ketë reshje bore.

“Mëngjesi i së dielës parashihet të jetë me ngrica të lehta dhe vende-vende me mjegull ,si pasoj e radiacionit dhe ndryshimeve fizike në troposferë. Deri sa dita e shtune parashihet të jetë pa reshje, pasditja e së dielës parashihet të ketë kushte tjera meteorologjike, vranësira të ç’rregullta dhe reshje bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi maksimale deri 6m/s./Lajmi.net/