Moti për ditët në vijim

Vendi ynë do të ndikohet nga masat e nxehta të ajrit të cilat burimin e kanë nga Afrika Veriore. Këto masa do të jenë të qëndrueshme në pjesën dërmuese të javës që po hymë.

Lajme

06/07/2015 08:54

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës, nga dita e hënë deri të mërkurën, ndërmjet 31-35 gradë Celsius.

Të enjten ka mundësi që vende-vende të ketë riga shiu.

Pjesa qendrore dhe veriore e Kontinentit do të jetë nën ndikimin e masave të paqëndrueshme të ajrit të cilat do të kushtëzojnë një mot jostabil me reshje shiu, derisa e gjithë pjesa tjetër e Kontinentit do të ndikohet nga masat e thata dhe të nxehta të ajrit të shoqëruara me pak vranësira dhe kthjellime dominuese.

Sipas IHMK, edhe përgjatë vijës bregdetare pritet të mbajë mot i nxehtë me temperatura tipike verore.

Temperaturat më të ulëta do të lëvizin ndërmjet 17-23 gradë Celsius, derisa maksimalet e ditës nga 31-38 gradë celsius.

Shtypja atmosferike do të pësojë ulje ditën e mërkurë andaj ditët në vijim do të ketë edhe ulje të lehta të temperaturave maksimale. Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5m.