Moti për ditën e sotme

Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot pjesërisht i vranët, ndërsa në mbrëmje priten zhvillime të shtrëngatave me shi.

Lajme

24/05/2018 07:53

Temperaturat minimale do të sillen nga 10 deri në 13 gradë celsius, ndërsa maksimalet nga 22 deri në 25 gradë celsius. Edhe ditëve në vijim temperaturat e ajrit do të luhaten kryesisht rreth vlerave mesatare.

Fushat e presionit të ulët që sollën motin jo stabil gjatë ditëve të fundit, gradualisht po zhvendosen nga rajoni ynë në lindje, duke i hapur rrugë fushave anticiklonike nga Afrika veriore që të depërtojnë mbi Mesdhe, që pritet të kushtëzojnë mot më stabil gjatë fundjavës dhe intervale më të gjata me diell.