Moti në 5 ditët e ardhshme… freskët!

Nga dita e hënë deri të mërkurën do të mbajë mot kryesisht me diell dhe me temperatura maksimale nga 22-25 gradë Celsius , kurse minimalet do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja e lehte deri mesatare.

Lajme

17/07/2016 18:50

Në pesë ditët e ardhshme, sipas Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës, do të na shoqërojë mot me diell dhe vranësira të çrregullta.

Temperaturat minimale do të jenë në kufijtë e mesatareve shumëvjeçare të kësaj periudhe kohore.

Nga dita e hënë deri të mërkurën do të mbajë mot kryesisht me diell dhe me temperatura maksimale nga 22-25 gradë Celsius , kurse minimalet do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja e lehte deri mesatare.

Të mërkurën paraqiten kushte për riga shiu kryesisht në pjesën qendrore dhe veriperëndimore të vendit. Nga dita e enjte sërish do të ketë ngritje në fushat termike, duke bërë që merkuri në termometër ti kaloj vlerat e temperaturave 30 gradë Celsius, derisa edhe minimalet do të pësojnë ngritje të lehta.

Në fundjavë , kryesisht pasditen e së dielës do të paraqiten kushte për reshje shiu. Era do ta mbajë drejtimin e njëjtë të verilindjes duke fryrë me shpejtësi deri 8m/s.