Moti me diell

Sot gjatë ditës në vendin tonë do të mbajë mot pjesërisht i vranët dhe me diell.

Lajme

21/02/2019 07:39

Vranësirat do të jenë kryesisht të shtrira në perëndim dhe veriperëndim të vendit, por nuk parashihen të sjellin reshje të asnjë forme për shkak se ato do t’i takojnë stadit të lartë të Troposferës.

Era do të fryjë nga Veriu 10 deri 35 km/h.

Ndërkaq, temperaturat do të lëvizin nga 2’C deri 13’C.