Moti i ligë vazhdon të shkaktojë prishje, mbi 500 punëtorë të KEDS në terren

Moti i ligë, i përcjellë me reshje bore dhe erëra të forta po vazhdon të shkaktojë prishje në rrjetin elektrik anekënd vendit. Rajoni i Dukagjinit, përkatësisht Peja, Prizreni dhe Gjakova,është më i afektuari edhe sot. Edhe rajoni i Mitrovicës ka një numër të konsiderueshëm të prishjeve.

Lajme

06/01/2017 10:57

Ka shumë shtylla të thyera dhe përçues të këputur. Mbi 500 punëtorë të KEDS/KESCO janëvazhdimisht në terren duke i sanuar prishjet. “Ata nuk po ndalen, përkundër temperaturave polare. Punëtorët janë në dispozicion gjatë 24 orëve dhe të gatshëm e përkushtuar të përballen me secilën situatë që sjellë shkon në dobi të konsumatorëve”, ka bërë të ditur KEDS në një komunikatë për media.

KEDS thotë se është i përkushtuar për të siguruar furnizim optimal, dhe në bashkëpunim e bashkëveprim me konsumatorët, të kalohu moti me acar.

“Prandaj, në tejkalimin sa më të shpejtë dhe të lehtë të kësaj situatë, një ndihmëse të madhe mund të jepnin edhe qytetarët”.

KEDS kërkon nga të gjithë që nëse shohin ndonjë shtyllë të thyer, përçues të këputur apo ndonjë anomali tjetër në rrjet, ta fotografojnë menjëherë atë dhe ta dërgojnë në kanalet e komunikimit të KEDS-it, përkatësisht emailin [email protected] apo në faqen e KEDS-it në Facebook, KEDS Energy. Prishjet apo anomalitë tjera eventuale mund të lajmërohen edhe në numrat kontaktues 038 501 701 1000 dhe 038 791 000.

Sipas KEDS kjo do t’i ndihmonte shumë ekipet që të detektonin prishjet në afat shumë më të shkurtër dhe do të kursehej shumë kohë. /Lajmi.net/