Moti i ligë vazhdon të shkaktojë prishje, punëtorë dhe makineri shtesë në terren

Moti i ligë dhe erërat e forta po vazhdojnë të shkaktojë prishje në rrjetin elektrik anekënd vendit.

Lajme

24/12/2018 15:15

Rajoni i Dukagjinit, përkatësisht Peja, Prizreni dhe Gjakova, është më i afektuari sot, por edhe Prishtina si dhe disa dalje ne Mitrovicë.

Ka shumë shtylla të thyera dhe përçues të këputur. Janë angazhuar ekipe shtesë të KEDS si dhe kanë vënë në funksion makineri shtesë në terren për  t’i sanuar prishjet në kohë më të shkurtër.

KEDS është i përkushtuar për të siguruar furnizim optimal, dhe në bashkëpunim e bashkëveprim me konsumatorët, ta kalojmë këtë mot me erëra të fuqishme.

Prandaj, në tejkalimin sa më të shpejtë dhe të lehtë të kësaj situatë, një ndihmëse të madhe mund të jepnin edhe qytetarët.

KEDS kërkon nga të gjithë që nëse shohin ndonjë shtyllë të thyer, përçues të këputur apo ndonjë anomali tjetër në rrjet, ta fotografojnë menjëherë atë dhe ta dërgojnë në kanalet e komunikimit të KEDS-it, përkatësisht e-malin  [email protected] apo në faqen e KEDS-it në Facebook, KEDS Energy.

Prishjet apo anomalitë tjera eventuale mund të lajmërohen edhe në numrat kontaktues 038 501 701 1000 dhe 038 791 000.

Kjo do t’i ndihmonte shumë ekipet që të detektonin prishjet në afat shumë më të shkurtër dhe do të kursehej shumë kohë.