Moti i keq, pala greke bllokon kalimin e autobusëve dhe kamionëve në Kapshticë

Për shkak të motit të keq, autoritetet greke kanë marrë vendimin e rëndësishëm për pikën e kalimit kufitar në Kapshticë.

Lajme

18/11/2018 17:36

Ata kanë vendosur, se për shkak të motit të keq si dhe bllokimit të një aksi rrugor në territorin Grek, nuk do të lejohet kalimi dhe qarkullimi i mjeteve të transport autobusë dhe mjeteve të tonazhit të rëndë kamionë, në drejtim të Greqisë, deri në normalizimin e situatës në këtë aks rrugor.

Bëhet me dije se do të lejohet kalimi i mjeteve më të vogla, por vetëm nëse janë të pajisur me zinxhirë, për të evituar aksidente të mundshme shkruan tch.

Policia Kufitare, apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që kanë planifikuar lëvizjen për në shtetin grek nëpërmjet pikës kufitare Kapshticë, ta anulojnë ose të përdorin pikat e tjera të kalimit kufitar me Greqinë, deri në normalizimin e situatës për shkak të motit të keq.