Moti i ftohtë do të zgjas më shumë seç pritej, borë e shi deri në fund të prillit!

Temperaturat jashtëzakonisht të ultë në këtë kohë të vitit do të vazhdojnë në rajon më shumë se që pritej, kështu kanë vlerësuar institutet hidrometeorologjike të rajonit.

Lajme

20/04/2017 16:47

Evropa në përgjithësi që prej fillimit të kësaj javë është përfshirë nga një mot i keq i shoqëruar nga bora dhe shiu, duke bërë kështu t’i zë të papërgatitur të gjithë ata që tashmë ishin bërë gati për ditë të nxehta, shkruan lajmi.net.

Sipas parashikimeve mot i ngjashëm do të ketë deri në 27 prill, shiu do të ndalet dhe pjesërisht do të ketë ditë të ngrohta, mirëpo mëngjeset do të jenë të ftohta.

Dëbora në mes të prillit ka shkaktuar një numër problemesh në transport, furnizim me energji elektrike dhe furnizim me ujë gati në të gjithë rajoni, por më së shumti kanë pësuar prodhuesit bujqësor.

Shoferët janë të këshilluar të jenë të kujdesshëm, sidomos kur rruga është e mbuluar më dëborë, dhe përdorimi i pajisjeve dimërore është i nevojshëm deri sa të përmirësohet moti.

Edhe Kosova do të ketë mot të ngjashëm deri javën e ardhshme, kështu i tha dje Besim Aliu lajmi.net, ndërsa tha se temperatura më e ulët në viset malorë do të arri minus 4, ndërsa në viset e ulëta nga 0 deri në 1 gradë Celsius.

Gradualisht në Kosovë është duke vazhduar të ketë të reshura të shiut dhe të borës. /Lajmi.net/