Moti i çmendur i vitit 2013

2013-shi është cilësuar si viti i ekstremeve të motit: borë dhe akull deri në muajin Prill, përmbytje me javë të tëra në Jug dhe Lindje, valë ditësh të nxehta, breshër gjigand dhe në fund edhe dy uraganë në vjeshtë. Të tilla ishin përfundimet e meteorologëve gjermanë për vitin 2013, ku çdo stuhi ishte e mundshme…

Lifestyle

16/12/2013 06:00

2013-shi është cilësuar si viti i ekstremeve të motit: borë dhe akull deri në muajin Prill, përmbytje me javë të tëra në Jug dhe Lindje, valë ditësh të nxehta, breshër gjigand dhe në fund edhe dy uraganë në vjeshtë.

Të tilla ishin përfundimet e meteorologëve gjermanë për vitin 2013, ku çdo stuhi ishte e mundshme këtë vit. Rreth 30,000 herë ka paralajmeruar përafersisht shërbimi meterologjik për kushte të rrezikshme klimaterike.

Viti për Gjermanine filloi me një dimër shumë të gjatë, i cili deri në pranverë i solli probleme komunikacionit rrugor, hekurudhor madje edhe atij ajror, transmeton Top Channel.

Me qindra fluturime u anulluan prej reshjeve të dëbores dhe breshërit, drejtuesit e makinave rrëshqisnin, trenat nuk funksiononin, nxënësit kishin pushime të shpeshta; në fund erdhi dhe shiu i madh.

Në Jug dhe në Lindje lumejtë dolën nga shtrati e përgjatë Elbës, njerëzit përjetuan përmbytjen e dytë shkatërruese, siç nuk ishte parë më që prej 2002-shit.

Ndërsa gjatë verës, vendi u përshkua nga tre valë të nxehti ekstrem, të cilat e përmbyllën stinën me stuhi të rënda dhe kokrra breshëri në madhesine e një topi tenisi.

Temperaturat u ngritën deri në 40 gradë dhe kështu koha u shëndrrua në një zagushi të padurueshme. Me t’u ftohur koha, dy uragane përfshinë veriun e Gjermanise. “Christian” në fund të muajit tetor dhe “Xaver” në fillim të dhjetorit.

E megjithë shtimin e rasteve ekstreme të motit, ekspertët sërish nuk arrijnë të pohojnë hapur lidhjen mes këtyre luhatjeve të medha.

“Fenomene të tilla ndodhin herë pas here”, thonë meterologët vendas, “ndaj nuk mund ta deklarojmë pa ngurruar se të gjitha këto që po përjetojmë janë pasojë e drejtpërdrejtë e ndryshimeve klimaterike”.