Mot me diell, temperaturat shkojnë mbi 30 gradë

Mbi vendin tonë sot do të jetë mot me diell në pjesën më të madhe të vendit. Temperatura më e ulët do të jetë nga 14 në 20 gradë, më e larta e ditës nga 27 në 32 gradë.

Lajme

12/07/2018 07:23

Të premten do të jetë kryesisht mot me diell në veri, në pjesë të tjera ajo do të jetë e ndryshueshme me shira të shkurtra.

Të shtunën dhe të dielën do të jetë kryesisht me diell, por të dielën pasdite në disa vise mund të ketë të reshura lokale.