Mosthirrja e seancave e koordinuar (Video)

Mosthirrja e asnjë seance plenare gjatë muajit janar nuk po bëhet për shkak të mungesës së deputetëve që aktualisht gjinden jashtë vendit por për shkak të rekomandimeve nga jashtë.

Lajme

26/01/2016 21:34

Burime të Tribuna Channel, kanë shpjeguar se një pjesë e faktorit ndërkombëtar, u kanë sugjeruar partnerëve të koalicionit që të mos lejojnë të përsëriten skenat e gazit dhe tymit në Kuvend, por t’i orientojnë energjitë në gjetjen e një zgjidhjeje me së paku njërën nga partitë e bllokut opozitar.

Sipas rekomandimeve të jashtme, arritja e marrëveshjes me një parti opozitare, do të  nënkuptonte zgjerimin e koalicionit qeverisës, dhe rrjedhimisht do të krijonte parakushtet për zgjedhjen e presidentit të shtetit, pa pasur nevojë që vendi të shkoj në zgjedhje të reja.

Shpresat se do të lëvizin gjërat në këtë drejtim, janë varur edhe tek vizita e zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit për çështje evropiane dhe euroaziatike, Hoyt Brian Yee./ Tribuna Channel

YouTube player