Mospajtime rreth çështjes së Hotelit Grand të Prishtinës

Komisioni për të Drejtat e Njeriut ka vendosur sot që për rastin e punëtorëve të Hotel Grandit në Prishtinë të formohet një grup punues, i cili do të shqyrtojë të dhënat në mënyrë që të dalë me një rekomandim për këtë çështje.

Lajme

19/03/2015 17:46

Komisioni sot ka dëgjuar kritika të ashpra nga përfaqësuesit e Sindikatës së Punonjësve të Hotelit Grand drejtuar përfaqësuesve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, të cilët po ashtu u kritikuan për vendimet e fundit nga deputetët e opozitës.

Mustafë Ahmeti, kryetari i sindikatës së punëtorëve të Hotelit Grand tha se AKP e ka sjell Grandin para kolapsit.

Sipas Ahmetit, Mehmet dhe Ardian Berisha janë dy zyrtarë të AKP-së, të cilët e kanë marrë e kanë marrë menaxhimin e tërësishëm pa asnjë mbikëqyrje dhe kontroll, kurse sipas preferencave të tyre vazhdojnë kontratat pa asnjë transparencë e që është duke e rrezikuar punën 92 punëtorëve dhe ekzistencën e tyre dhe të familjeve të tyre.

Ai kërkoi që të nxirret një rezolutë dhe ajo t’i drejtohet Kuvendit për miratim, me qëllim që të ndalen politikat degraduese të AKP-së.

Kritika për vendimmarrje nga ana e menaxhmentit të AKP-së kishin edhe anëtarët e Komisionit të cilët kërkuan të dinë se me çfarë baze ligjore është marrë vendimi për rastin e largimit dhe shkëputjes së kontratës të punëtorëve të hotelit Grand.

Pas dëgjimit të palëve, grupi punues i Komisionit për Shqyrtimin e Peticioneve dhe Ankesave do të shqyrtojë edhe të dhënat që ndërkohë do t’i sigurojë, para se të paraqesë rekomandimin për këtë çështje. /KosovaPress)