Mospajtime për trajtimin e varësisë nga lojërat kompjuterike

Vendimi për të klasifikuar varësinë nga lojërat kompjuterike si çrregullim mental, ishte i parakohshëm dhe i bazuar në një panik morale, kanë deklaruar ekspertët.

Lifestyle

22/06/2018 23:37

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka përfshirë edhe varësinë nga lojërat kompjuterike në versionin e fundit të klasifikimit të sëmundjeve.

Mirëpo biologu Peter Etchells ka thënë se një veprim i tillë rrezikon që një sjellje që është e padëmshme për shumë njerëz të trajtohet si sëmundje patologjike.

Nga OBSH kanë deklaruar se janë rishikuar faktet evidente të shumta para se të përfshihej kjo varësi si sëmundje.