Moska tregon se a do të takohen Putin dhe Trump

Nuk ka pasur bisedime për një takim të mundshëm mes presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, dhe presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, sipas Kremlinit.

Bota

15/01/2017 15:29

“Ende nuk janë zhvilluar bisedime për ndonjë takim,” ka thënë sot për agjencinë e lajmeve “RIA” zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, transmeton Express.

ai u pyet pasi britanikja “Sunday Times” raportoi se Trumpi u kishte thënë zyrtarëve britanikë se një takim mes tij dhe Putinit po planifikohej, me mundësi që të mbahej në kryeqytetin e Islandës.