Moska thotë se në Kosovë nuk ka pasur referendum për pavarësi

Zyrtarë të Rusisë thonë se Krimeja e meriton të bashkohet me Rusinë në bazë të rezultatit të referendumit. Sipas ambasadorit rus në OSBE-së, Andrey Kelin, i njëjti referendum nuk është organizuar edhe në Kosovë.

Bota

04/10/2014 12:08

Vendet perëndimore kanë përdorur çështjen e Krimesë për të fshehur veprimet e tyre të diskutueshme në Kosovë, ka thënë ambasadori rus në OSBE-së, Andrey Kelin për Russia-24

Ai ka kundërshtuar deklaratat në të cilat thuhet se Rusia ka shkelur ligjet ndërkombëtare me invazionin në Krime.

“Ligji është shkelur me invadimin e SHBA-ve në Granadë dhe bombardimin e Serbisë me anë të të cilave kanë marrur edhe Kosovën”, ka thënë Kelin,transmeton lajmi.net.

“Në atë kohë janë vrarë rreth 2000 njerëz dhe një numër i madh janë plagosur. Atëherë nuk është dëgjuar farë lidhur me principet e sovranitetit dhe integritetit territorial”, ka thënë ambasadori rus në OSBE.

“Atëherë është thënë se Kosova është një rast i veçantë. Krimeja tashmë i takon Rusisë në bazë të referendumit me anë të të cilit shumica e qytetarëve e kanë dhënë qartë mendimin e tyre për bashkim me Rusinë. Ndërsa në Kosovë nuk ka pasur asgjë, as zgjedhje dhe as referendum”.