Moska shpenzon 1,32 mln dollarë për ta bërë motin me diell për Pashkë

Teksa Pashkët po afrohen, Moska është duke e realizuar një projekt për të patur një “mot perfekt” në ditën e 1 majit.

Bota

29/04/2016 19:25

Rusia ka ndarë nga buxheti më shumë se 1 milion dollarë për të siguruar motin e mirë në kryeqytetin rus ditën e kremtimit të 1 majit.

Qeveria e Rusisë është duke investuar shumë në teknologji dhe ata janë duke u përgatitur për të siguruar qiellin e kaltër në Moskë për ditën ndërkombëtare të punëtorëve dhe një feste të pashkëve ortodokse.

Procesi përfshin menaxhimin me dyoksid karboni dhe spërkatjen e pluhurave me një avion special, projekt ky që ka kushtuar saktësisht 1.32 milion dollarë.

Moska i ka përdorur këto metoda që nga epoka sovjetike dhe vitin e kaluar shpenzimet kapën shifrën 6 milionë dollarë.