Mosha kur njerëzit tradhtojnë më së shumti

Ideja se personi që e dashuroni po ju tradhton me dikë tjetër është emocionalisht shumë e keqe.

Lifestyle

19/12/2016 01:54

Dhe tani, një raport i ri sugjeron se njerëzit kanë dy herë më shumë gjasa që të tradhtojnë në “moshën e rrezikshme” (39 vjeç), dhe kanë gjithashtu më shumë gjasa që të kenë afera gjatë viteve të fundit të dekadave të tyre – për shembull, në moshën 29 ose 49.

Gjetjet vijnë nga një hulumtim i kryer nga uebfaqja me bazë në Britani, IllicitEncounters.com, dhe u raportuan së pari nga The Sun, transmeton Gazeta Express.

Në përgjithësi, njerëzit sillen ndryshe kur i afrohen dekadës së re të moshës së tyre. Më 2014, hulumtuesit Adam Alter dhe Hal Hershfield nga Universiteti i Nju Jorkut dhe Universiteti i Kalifornisë, kryen gjashtë studime për të hetuar sjelljet e të rriturve gjatë 9-shëve të moshave të tyre (moshave 29, 39, 49, etj.), duke përfshirë dëshirën për afera jashtëmartesore.

Ata gjetën se njerëzit tradhtojnë më së shumti gjatë 9-shëve të moshës së tyre, për shkak të qenit i varur ekonomikisht nga partneri.