Mos u zemëroni shumë, mund të pësoni sulm në zemër

Rreziku nga pësimi i një sulmi në zemër rritet shumë pas një zemërimi me dikë, ka gjetur një studim i ri.

Lifestyle

24/02/2015 17:33

Studimi, i publikuar në revistën mjekësore European, gjeti se rreziku nga një sulm në zemër ishte 8,5 herë më i lartë në dy orë pas situatës së zemërimit sesa gjatë nivelit bazë të njeriut të zemëruar.

Autorët e studimit thonë se gjetjet e tyre duket se i konfirmojnë indikacionet e hulumtimit të mëhershëm se zemërimi mund të veprojë si një shkaktarë për një sulm në zemër, transmeton Lajmi.net.

Ata thonë se kanë strategji për t’i mbrojtur individët që mos të kenë sulm në zemër gjatë zemërimit akut.

Hulumtuesit studiuan pacientët të cilët dyshonin se kishin sulm në zemër gjatë një zemërimi, dhe ishin pranuar për trajtim në spitalin Royal North në Sidnei.

Sulmi në zemër pas një zemërimi ishte konfirmuar në 313 pacientë, transmeton Lajmi.net.

Shtatë prej pacientëve me sulm në zemër të konfirmuar kishin arritur një shkallë të zemërimit të paktën në nivelin e 5 brenda dy orëve para se të fillonin simptomat e tyre.

Bazuar në modelet e zakonshme subjektive, rreziku relativ i fillimit të shfaqjes së simptomave të sulmit në zemër ndodhë brenda dy orëve pas një zemërimi të madh.

Rreziku i lartë nga një sulm në zemër vlerësohet se arrihet pasi që gjatë zemërimit normat e rrahjeve të zemrës dhe presioni i gjakut rriten, forcohen enët e gjakut dhe rritet koagulimi – ndryshime këto fiziologjike të cilat lidhen me sulmin në zemër.

Andaj, provoni të mos zemëroheni.