Mos u ndani nga ushqimet pikante, ato ju zgjasin jetën

Ju pëlqejnë specat djegës, por keni frikë se ju ndikojnë negativisht në organizëm? Mos u brengosni.

Lifestyle

28/05/2016 04:39

Tashmë shkencëtarët ju sygjerojnë që të konsumoni sa më shumë, sepse ato ndikojnë pozitivisht për jetëgjatësinë dhe në sëmundjet mendore.

Kështu studimet e fundit kanë treguar se ushqimet pikante i bëjnë mirë shëndetit tonë, duke ndikuar direkt në mirëfunksionimin e trurit.

Shkencëtarët e universitetit të Harvard-it, të cilët kanë një studim masiv ku janë përfshirë rreth gjysmë milion kinezë, kanë dalë në përfundimin se ushqimet me erëza djegëse, duhet konsumuar, sepse ndihmojnë edhe në rritjen e jetëgjatësisë.

Specat djegës të kuq përmbajnë një përbërës të njohur si “apigenin”, i cili ndikon në forcimin e lidhjes mes qelizave të trurit

Ky përbërës ul rrezikshmërinë e prekjes nga sëmundje si Alzheimer, Parkinson dhe disa çrregullime mendore ndër të cilat dhe skizofrenia.

Gjithashtu një përbërës që gjendet me shumicë tek specat djegës të kuq, ka një efekt pozitiv në metabolizëm dhe ul rrezikun e një sërë sëmundjesh me 14%, duke përfshirë edhe kancerin./tvklan.al