“Mos u halit, se e thirri policin”, vjen reagimi i Beatrix Ramosajt

Rasti i fundit i ndodhur me të miturën nga Drenasi i ka prekur të gjithë.

ShowBiz

07/02/2019 18:19

Kështu, kanë reaguar pothuajse të gjithë artistët shqiptarë me disa postime në rrjetet sociale, shkruan lajmi.net.

Meqë sot është mbajtur protesta para Policisë së Kosovës, këngëtarja Beatrix Ramosaj ka sjell një imazh të marrë nga aty.

2000- “Mos u halit se e thirri policin”, “Haje bukën se vjen polici të merr”, 2019- “Polici të merr edhe të përdhunon”, shkruan në këtë pankartë.

Kjo protestë është organizuar pas rastit të abuzimit seksual të 16-vjeçares në Drenas nga mësuesi i saj, e më pas dhe nga polici hetues. /Lajmi.net/