Mos u grindni gjatë festave

Festat e fundvitit janë momente kur të gjithë buzëqeshin dhe kanë diskonim të mirë? Nuk do të thotë. Kjo është një mundësi e mirë për bashkimin familjar, por edhe kompletimi i një viti të lodhshëm dhe stresues, ku sigurisht se mund t’i bëjmë edhe llogaritë. Por, gjatë festave mund të shfaqen edhe probleme, si për…

Lifestyle

20/12/2013 16:00

Festat e fundvitit janë momente kur të gjithë buzëqeshin dhe kanë diskonim të mirë? Nuk do të thotë. Kjo është një mundësi e mirë për bashkimin familjar, por edhe kompletimi i një viti të lodhshëm dhe stresues, ku sigurisht se mund t’i bëjmë edhe llogaritë.

Por, gjatë festave mund të shfaqen edhe probleme, si për shembull rreth ushqimit, udhëtimit etj. Por, si t’i evitojmë këto probleme eventuale? Ne ua japim disa këshilla, që ua mundësojnë t’i kaloni festat larg grindjeve dhe streseve pasuese.

1. Mos u impononi me idetë tuaja

Të gjithë e kemi një ide të qartë se si duhet të jenë festat e fundvitit. Por, nëse kemi vendosur ta ndajmë jetën me dikë tjetër, duhet ta pranojmë se edhe partneri ynë e ka një ide rreth Krishtlindjeve apo Vitit të Ri. Dhe se, edhe dëshirat e tyre duhet të realizohen, përpos tonat.

2. Krijoni një atmosferë familjare

Në ditët e festave të fundvitit, që nënkuptojnë edhe përfundimin e një viti dhe fillimin e një tjetri, gratë kanë më shumë se kurrë nevojë për siguri, e pse jo, që ta shfaqni edhe butësinë tuaj ndaj partnerit. Të dashur djem, për këtë arsye, nuk duhet ta nënvlerësoni rëndësinë që ka romanticiteti tek femrat, e posaçërisht në këto ditë të atmosferës së nxehtë. Më shumë se kurrë, ato kanë nevojë për gjeste dashurie.

3. Mos i jepni urdhra partnerit tuaj

Gratë, sidomos në momentet kur janë të zëna në festat e fundvitit, kanë tendenca për t’ju dhënë urdhra partnerëve të tyre pothuajse për çdo gjë, përfshirë këtu edhe se si të vishen. Të dashura femra, mos e ekzagjeroni! E keni thënë fjalën e fundit për bredhin e Vitit të Ri, për dritat që janë vënë në shtëpinë tuaj dhe për menynë e darkës, por mos e mësoni të dashurin ose burrin tuaj se çfarë lloji të këmishës apo pantallonash t’i vesh…

4. Bashkëpunimi

Nuk duhet ta harrojmë kurrë se festat e fundvitit janë për të gjithë, kështu që të gjitha gjërat që bëhen, përkatësisht përgatitjet, duhet t’i përfshijnë të gjithë anëtarët e familjes, të cilët nuk duan t’ia lënë krejt gjërat një personi, i cili mund të ‘eksplodojë’ nga lodhja. Kështu që, bashkëpunoni sa të mundeni.

5. Respektoni një program të definuar mirë

Gratë i duan surprizat, por jo në festat e komanduara. Nëse doni t’i evitoni grindjet e papritura, së bashku me të, programoni udhëtimet dhe ushqimet me kohë, në mënyrë që ato të jenë të pranueshme edhe nga ajo.