Mos tentoni manipulimin e zgjedhjeve, mund të shkoni 5 vjet në burg

Për ata të cilët do të keqpërdorin votën e tyre ose grupet e ndryshme me qëllime të ndryshme do të ketë dënime. Laura Pula Prokurore e Shtetit, ka thënë se dënimet janë drastike, prej 6 muaj deri në 5 vite burgim.

Lajme

08/06/2014 11:41

Sipas saj, për personat e tillë procedura e paraparë është që të ndalohen, të arrestohen dhe mund të shkojnë në procedurë të rregullt. 

Pula, ka thënë për Klan Kosova, se për faktin se mund të ketë pengesa gjatë procesit zgjedhor është evidente mirëpo sipas saj, duhet të ndahen përgjegjësitë gjatë këtyre proceseve. 

Ajo ka theksuar se nuk do të thotë që çdo pengim i procesit zgjedhor është vepër penale, dhe se ka të bëjë edhe me disa eksese të ndryshme që në bazë të ligjit mbi zgjedhjet, për evidentimin e tyre, përgjegjëse është KQZ-ja. 

Ajo ka thënë se janë duke përcjell të gjithë procesin zgjedhor dhe mbarëvajtjen e këtij procesi në të gjitha institucionet relevante të cilat tashmë kanë filluar së punuari që nga nënshkrimi i një memorandumi të përbashkët.