Mos rrini pa konsumuar lëngje, veçanërisht gjatë verës

Lëngjet kanë një rëndësi të veçantë në shendetin e trupit të secilit nga ne.

Lifestyle

30/07/2018 17:54

Me rëndësi është që gjatë temperaturave të larta të konsumojmë sa më shumë lëngje si një mënyrë e mirë për mbrojtjen e organizmit.

Në temperaturë të lartë, qëllimi i trupit njerëzor është të ruajë temperaturën e brendshme prej 37°.

Por, kur temperature e ambientit rritet, trupi nxehet dhe zemra nis të pompojë më shumë gjak duke zgjeruar përkohësisht enët e gjakut.

Trupi duhet të largojë nxehtësinë nëpërmjet lëkurës me anë të djersitjes, pas së cilës trupi freskohet.

Për një proces optimal djersitjeje, trupi duhet të konsumojë shumë ujë: mesatarisht 4 litra në ditë, në të kundërt do mungojë procesi i plotë i djersitjes duke shkaktuar në rastin më të lehtë fryrje të gjymtyrëve, vështirësi në lëvizje, këputje dhe dobësi trupore, dhimbje koke dhe shumë shqetësime të tjera trupore.