Trotuari i pakalueshëm i Shpend Ahmetit (Foto/Video)

Komuna e Prishtinës prej 8 muaj ka filluar rregullimin e trotuareve në rrugën “Luan Haradinaj”, i cili parasheh ndërrimin e pllakave, krijimin e kushteve për personat e verbër dhe për persona me nevoja të veçanta. Zvarritja ekstreme e punimeve e ka paralizuar veprimtarinë biznesore në këtë pjesë të qendrës së kryeqytetit, dhe e ka bërë të bezdisshme lëvizjen e qytetarëve.

Lajme

20/05/2016 10:24

Por, edhe pse punimet në rregullimin e  trotuarit në këtë pjesë kanë filluar në muajin tetor së bashku me projektin e  rregullimit e rrugës “Garibaldi” për ndërtimin e bulevardeve ai vazhdon të jetë larg përfundimit.

E kjo gjendje po i shqetëson dhe pengon edhe qytetarët të cilët kalojnë në atë pjesë. Madje ata detyrohen që të rrezikojnë edhe vetën duke ecur në rrugë ku kalojnë automjetet.

trrggggrg

Në pamjet e xhiruara nga lajmi.net shihet se si qytetarët lëviznin në pjesë të rrugës, për shkak të vështirësive që u paraqet gjendja aktuale e trotuarit.

“Unë e rrezikova vetën dhe eca nga pjesa ku qarkullojnë makinat për shkak të problematikës që po na e shkakton  kjo gjendje e cila është që  një kohë të gjatë”, ka thënë një qytetare.

t1

Shqetësim të njëjtë kanë edhe qytetarë të tjerë. Por ata duket se më këtë gjendje do të përballen edhe një kohë.

Kjo pasi punimet për rregullimin e këtij trotuari janë ndalur. Ekipi i lajmi.net i cili në këtë pjesë ishte të enjten në mesditë nuk ka parë asnjë punëtor që punonte aty.

hhhhhhhh

Ndërsa, komuna e Prishtinës nuk ka kthyer ndonjë përgjigjeje lidhur me atë se pse është zvarritur përfundimi i këtyre punimeve, pavarësisht kontaktimit me telefon dhe email nga redaksia e lajmi.net.

uuuiijnh

tttgfgggggg\

 

YouTube player