Mos qaj për mua, Hugo Sanchez

Cristiano Ronaldo është makinë e golave. Ylli portugez s’ka të ndalur dhe e ka filluar furishëm edicionin e ri. Me dy golat që realizoi mbrëmë në duelin kundër Getafes (4-1), ai ka arritur në kuotën 209, duke tejkaluar të madhin Hugo Sanchez, i cili ishte realizatori i pestë më i mirë në histori të gjigantit…

Sport

23/09/2013 16:00

Cristiano Ronaldo është makinë e golave. Ylli portugez s’ka të ndalur dhe e ka filluar furishëm edicionin e ri.

Me dy golat që realizoi mbrëmë në duelin kundër Getafes (4-1), ai ka arritur në kuotën 209, duke tejkaluar të madhin Hugo Sanchez, i cili ishte realizatori i pestë më i mirë në histori të gjigantit madrilen.

Ronaldo e arriti pas vetëm 205 ndeshjesh. Pasi tejkaloi Hugon, ylli portugez është vënë pas Ferenc Puskasit. Hungarezi u pensionua pas 237 golave të shënuar për Los Blancos. Nëse Ronaldo vazhdon me këtë ritëm që ka bërë deri më tani, ai do ta tejkalojë atë brenda këtij sezoni.

Pas kësaj, ai do të ketë punë me tre golashënuesit më të mirë në histori të Realit. Santillana (290), Di Stefano (307), dhe i madhi Raul me 323.