Si t’i lani të brendshmet pa i dëmtuar

Femrat pëlqejnë të brendshme të bukua dhe moderne, posaqërisht ato që kushtojnë shumë dhe janë të ndjeshme ndaj larjeve.

Lifestyle

06/02/2016 15:08

Dilema më e madhe në këtë rast është “A mundem t’i laj në lavatriçe?”

Definitivisht duhet të shmangeni nga lavatriçja nëse doni që t’i keni sytjenat dhe brekët për një kohë më të gjatë, andaj duhet t`i lani me dorë. Kombinoni ngjyrat e ngjashme në një vaskë të mbushur me ujë të ngrohtë, mirëpo jo shumë të ngrohtë, i shtojmë detergjent special për materiale të ndjeshme.

Lani disa herë, butësisht i shtrydhim dhe i lëmë në siëprfaqe të rrafshë që të thahen. Asesi nuk duhet varur në tel!

Nëse nuk keni kohë për t’i larë në dorë dhe ju duhet patjtër të përdorni lavatriçen, atëhrë përzgjidhni centrifugë të ngadalshme me ujë të ngrohtë, i fusim të brendshmet në një thes që mos të dëmtohen, përdorim detergjentin e njejtë si mëlartë dhe asesi nuk e përdorim tharësen e rrobave.

Sytjenat i lajmë pas 5-7 përdorimeve dhe bëjmë palë-palë në rafte njëra mbi tjetrën me guaca të zgjeruara.

Preferohet që sutjenat ti ndërroni nga dita në ditë e jo të mbani një të vetme për tërë javën. “Pushimi” do të mundësojë që sutjenat të kthehen në formën origjinale, nëse kujdeseni mirë për ato, do të mund t`i përdorni për një kohë më të gjatë.