Mos paguani shtrenjtë për parfumet origjinale. Çmimi i tyre real është 2 euro!

Padyshim se parfumi dikur konsiderohej luks por tani thuajse është bërë pjesë e pandashme në jetën tonë.

Fun

16/01/2017 17:59

Shumë prej parfumeve që përdoren me marka të njohura, sigurisht se janë pyetur se pse këto parfume janë me çmime shumë të lira. Në vend se të luftojmë që vetë të gjejmë përgjigjen e kësaj pyetje, më këtë përgjigje janë marrë dy ekspertët më të njohur të kësaj fushe.

Në pyetjen e bërë se sa saktë kushton që të prodhohet një parfem i disajnuar në vlerë prej 100 euro, vlerësimi i tyre do t`ju habis

Shishja 6€

Paketimi 4€

Marketingu 8€

Provizioni shitës 6€

Shpenzimet e licencimit 4€

Shpenzimet e prodhuesit 15€

Marxhina për prodhuesin 15€

Marxhina për tregtarin 40€

Parfumi 2€

Dominik Ropison dhe Ane Flipo, të cilët konsiderohen si ekspertët që kanë ndikimi në botën e parfumerisë, për revistën franceze Le Nouvel Observateur kanë deklaruar se vlera e lëngshme në një shishe me dizajn të shtrenjtë sillet diku rreth 1 ose 2 euro.

Ashtu si me të gjitha produktet e tjera, njerëzit janë të përgaditur të paguajnë më shumë për produktin e “vërtetë”, por padyshim se herën tjetër kur do të gjejmë veten në një parfumeri duhet ta pyesim veten nëse më të vërtët dëshirojmë të paguajmë 100 € ose 200 € për parfum, vlerë e së cilës vetëm lëngu në shishe kushton 2% nga çmimi i tërësishëm.