Mos i neglizhoni simptomat që paralajmërojnë sëmundjen e veshkave

Një nga simptomat më të zakonshme të sëmundjes së veshkave është dhimbje në shpinë.

Lifestyle

03/11/2016 11:28

Dhimbja shfaqet më shumë në mëngjes, në pjesën e ulët të shpinës. Gjithashtu, njerëzit që vuajnë nga sëmundja e veshkave mund të përjetojnë vështirësi me urinim. Kjo është shenja e hershme e dëmtimit të veshkave dhe nëse diagnostikohet në kohë, mund të trajtohen me sukses.

Lëkura e thatë

Kjo është një simptomë standarde që tregon se veshka nuk është mirë. Në qoftë se lëkura juaj shpesh duket e thatë, atëherë është shumë e mundur që veshkat tuaja të janë të dëmtuara.

Po ashtu nëse keni të ënjtura në fytyrë dhe në pjesë tjera të trupit, tregon se veshkat tuaja nuk janë duke funksionuar si duhet.

Ndryshimet në urinim

Veshkat janë përgjegjës për sekretimin e urinës, por për shkak të mosfunksionim të mirë ka një ndryshim në sekretimit, ku urina mund të jetë e shkumëzuar, urinim i shpeshtë gjatë natës, urina mund të përmbajë gjak, vështirësi me urinim, urinim i shpeshtë, ose në sasi më të mëdha se zakonisht dhe urina e zbehtë.

Lodhje dhe dobësi

Një hormon i quajtur erythropoietin, i prodhuar nga veshkat, ndihmon në krijimin e qelizave të kuqe të gjakut, të cilat luajnë një rol të rëndësishëm në transferimin e oksigjenit në qeliza.

Dëmtime në veshka zvogëlojnë sekretimin e këtij hormoni, e cila çon në uljen e numrit të qelizave të kuqe të gjakut dhe për këtë arsye shkon në anemi.

Si të përmirësohet funksionimi i veshkave?

Funksioni i veshkave në mënyrë efektive mund të përmirësohet përmes dietës ushqimore dhe mënyrës së jetesës më të mirë.

Gjëja e parë që ju mund të bëni është që të mos pini duhan dhe të shmangni mjedisin dhe produktet me një përmbajtje të lartë të kaliumit, transmeton kp.