‘Mos na krahasoni me Realin’

Mesfushori i Barcelonës nuk ka pranuar që skuadra e tij të krahasohet me Real Madridin edhe pse Los Blancos janë në një formë të shkëlqyer.

Sport

03/11/2014 15:44

Sergio Busquets ka thënë se Barcelona ka pasur një javë katastrofale duke shtuar se nuk pranon të krahasohet me skuadrën e Real Madridit.

“Kjo ka qenë një javë shumë e keqe për neve duke marrë rezultate shumë të këqija. Ne duhet të mendojmë për këtë gjë dhe të punojmë shumë për të marrë rezultate të mira”.

“Një javë më parë ne ishim lider në tabelë ndërsa tani ne nuk jemi, mirëpo sezoni është i gjatë dhe me shpresë se gjërat do të ndryshojnë”.

“Real Madridi është skuadër shumë e fort dhe është duke fituar trofe. Ata janë duke fituar rezultate të mira, por ne nuk kemi çka të krahasohemi me ata. Ne duhet të brengosemi vetëm për vetën tonë”, tha mesfushori i Barcelonës për reporterët.