Mos i lani kurrë xhinset!

Nëse jeni ndier e turpëruar për shkak se nuk dëshironi t’i lani xhinset tuaja të preferuara apo çfarëdolloj xhinsi që vishni, nuk keni pse!

Fun

03/10/2016 08:23

Ekspertet e “Denim”, Jane Bishop dhe Kelly Connor, sugjerojnë moslarjen e xhinseve pavarësisht çdo lloj shkaku.

“Ato janë xhinse, për hir të Zotit. Ato mund të marrin me vete gjithë çfarë gjendet në rrugë. Në fakt, cilësia e xhinsit aty shihet. Kur xhinset e mia u bënë pis, veprova ashtu siç veprohet rëndom, i lava. Dhe kur i vesha më pas, nuk i ndieja të miat. Ishin si të ngurta, aspak të buta dhe nuk më rrinin mirë. Rrobat tona duhet të përcjellin atë që ne duam të themi. Dhe kur unë i vesha, nuk u ndjeva vetvetja. Nga ajo ditë, vendosa mos t’i laj më”.

Në rast se iu lind pyetja se si duhet të veproni për të larguar erën e keqe ose njollat e tyre, ka zgjidhje e për këto raste.

Që të mos ndiheni në siklet për shkak të erës së keqe, vendosini ato në frigorifer, bëni çdo gjë, veç mos i lani. Në raste njollash, lagini dhe fërkojini me pak ujë me kripë e më pas lërini të thahen. Përjashtim bëjnë disi xhinset e bardha, megjithatë edhe në këtë rast nuk ka pse të jesh e përsosur./Blitz.al