Mos jeni duke i pastruar gabimisht dhëmbët? (Video)

Larja e dhëmbëve duket e thjeshtë, sepse fundja e kemi bërë çdo ditë gjithë jetën. Por ja që shkencëtarët na thonë se e paskemi bërë gabim gjithë jetën.

Lifestyle

24/01/2016 23:37

Nëse i lani dhëmbët shpejt dhe me lëvizje horizontale, por njëkohësisht ushtroni dhe forcë mbi to, atëherë jo vetëm që po gaboni, por edhe po i shkaktoni atyre dëm.

Kjo mënyrë larjeje bën që dhëmbët tuaj të “plaken” më shpejt seç duhet.

Larja e shpejtë dhe me forcë jo vetëm që i dëmton, por as nuk i pastron. Kjo sepse ju nuk arrini të pastroni hapësirat midis dhëmbëve ku gjenden mbetjet ushqimore. Pikërisht këto hapësira janë pjesa e dhëmbit që duhen patur shumë kujdes, pasi aty formohen kavitete dhe sëmundje.

Sipas dentistes, Dr. Burhenne, ju duhet thjesht të vendosni furçën sipër dhëmbëve dhe ta lëvizni atë lehtë në mënyrë që të futet midis hapësirave.

Edhe Aubrey Sheilam, profesoreshë e shëndetit dentar në “University College” në Londër, rekomandon që lëvizjet e vogla në një kënd 45 gradë, janë metoda më e mirë.

YouTube player