Mos investimi nga brendet e huaja është shqetësues

Rrethanat e të bërit biznes në Kosovë nga investitorët e huaj janë duke u vështirësuar çdo vit e më shumë. Mirëpo, shqetësuese mbetet edhe fakti se, në Kosovë nuk po investojnë brendet ose kompanitë serioze ndërkombëtare.

Lajme

19/03/2014 19:50

Rrethanat e të bërit biznese në Kosovë, nga investitorët e huaj  janë duke u vështirësuar  çdo ditë e më shumë, kanë vlerësuar përfaqësuese të Odës Ekonomike Amerikane dhe Odës Ekonomike të Kosovës. Sipas tyre, duhet të gjenden rrethana më lehtësuese dhe jo te krijohen barriera të cilat e ngarkojnë ambientin biznesor në Kosovë, në mënyrë që, siç tha ai, kjo do ta ndihmonte ekonominë dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

Arian Zeka, kryetar i Odës Ekonomike Amerikane, në një konferencë për media, tha se vitet e para të pavarësisë ka pasur një normë më të madhe të investimeve të huaja direkte, se sa gjatë vitit 2013 dhe 2014.

Zeka tha se kriza e eurozonës, nuk e arsyeton më faktin që Kosova nuk është atraktive për investime të huaja, pasi që sipas tij, e njëjta gjë ka ndodhur në shtetet e rajonit, por tanimë ato po janë më të suksesshme.

“Nuk është shumë shqetësuese nëse arrijmë të ruajmë normën e inestimeve të huaja direkte ose nëse po ka rrënje të letë ose rritje të lehtë.”

Ajo çka është me rëndësi për vendin është ajo se nuk po arrijmë të sjellim brende të njohura, kompani serioze ndërkombëtare, të cilat mandej si të tilla, prania e tyre në Kosovë vet do ti tërhiqte edhe ardhjen e kompanive të huaja direkte.

Kjo tashmë po ndodhë në Maqedoni, po ndodhë ne Serbi, po shohim brende të njohura prodhues automobilash, prodhues autobusësh, të cilët po riaktivizojnë linjat e tyre të prodhimeve në këto vende dhe pikërisht është ajo që po na mungon neve” ka thënë Zeka.

Në anën tjetër, Safet Gërxhaliu, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, tha se pjesa dërmuese e biznesit nuk përfiton për profit dhe për zgjerim por, sipas tij, ato fitojnë vetëm për përmbushje të obligimeve ndaj bankave dhe institucioneve tjera financiare.

“Duhet të gjinden rrethana më lehtësuese dhe jo te krijohen barriera të cilat e ngarkojnë ambientin biznesor në Kosovë, në mënyrë që siç tha ai, kjo do ta ndihmonte ekonominë dhe zhvillimin ekonomik të vendit”

E për ngritjen e pagave të punëtorëve të sektorit publikë, ata vlerësuan se Kosova ka nevojë më shumë për krijime të reja të vendeve të punës se sa t`u rritet paga.

(Kosova Press)