Mos i mbani kurrë më këmbët kryq, ja pse (FOTO)

Mbajtja e këmbëve kryq është një dukuri shumë e shpeshtë që shumë njerëz e bënë gjatë kohës kur janë ulur.

Fun

15/02/2016 09:38

 

Ky pozicion është elegant dhe seksi, dhe në shumë vende njihet edhe si pozicion i ‘zonjave të vërteta’.

Ne thuajse jemi mësuar t’i kryqëzojmë këmbët pa menduar, por thuajse askush nuk i di pasojat serioze që kjo pozitë i ka në shëndetin tonë, raporton lajmi.net.

Edhe pse kjo femër mund të ju duket tejet atraktive, mënyra se si është ulur ka shumë ndikim në trupin e saj, sepse ja çfarë i ndodhë trupit nëse kaloni shumë kohë duke u ulur kësisoj.

– Mbajtja e kësaj pozite për orë të tëra mund të shkaktoj një sëmundje të quajtur ‘peroneal nerve paralysis’ apo paralizë.

– Në vitin 2010, studime të shumta kishin dëshmuar se qëndrimi ulur për një kohë të gjatë me këmbët e kryqëzuara e rrit shtypjen tuaj të gjakut, edhe nëse nuk keni probleme me shtypje të gjakut, transmeton lajmi.net.

Një nga arsyet për këtë është se kur e vendosni njërën këmbë sipër tjetrës, ajo e dërgon gjakun nga këmbët në gjoks, duke shkaktuar që shumë gjak të qarkulloj nga zemra juaj, gjë që e rrit edhe shtypjen e gjakut.

Veç këtyre, qëndrimi ulur me këmbët e kryqëzuara mund t’i shkaktoj edhe ‘venat e merimangës’. /lajmi.net