Mos i lini në të njëjtin vend këto fruta dhe perime

Vendosja e parregullt e frutave dhe perimeve është katastrofike - kjo do të thotë humbje e parave. Nëse këto ushqime nuk ruhen siç duhet, ato prishen shpejt dhe kalben.

Lifestyle

18/04/2017 22:55

Të gjithë e dimë se mollat duhet të mbahen të ndara nga frutat e tjera për shkak se ato janë të ndjeshme, dhe se një mollë e kalbur mund të “infektojnë” të gjithë shportën ose qesen, shkruan hr.n1.

Është interesant se molla e pjekur mund të shkatërrojë një “kodër” me shalqi në qoftë ruhen në të njëjtin vend. Megjithatë, molla nuk është e vetmja që dëmton frutat e tjera.

Në këtë grup “të rrezikshëm” janë edhe dardha, kajsia, pjeshka, kumbulla, bananja, kivi dhe mango. Krejt këto fruta lëshojnë një përqendrim të lartë të etilenit dhe kështu ndikojnë në ngjyrë dhe lëngshmëri, e me këtë në fund edhe në cilësinë e frutave në afërsi të tyre.

Sa i përket perimeve, të ndjeshme ndaj etilenit janë patatet, bizelet, sallata e gjelbër, karrotat dhe brokoli.

Patatja është shumë e ndjeshme, kështu që duhet të mbahet në një vend të ftohtë, të errët, larg nga frutat e “dëmshme” dhe perimet, por edhe për të parandaluar mbirjen e saj.

Sa i përket kalbjes, frutat më rezistente janë vishnja dhe boronica. /GazetaExpress/.