Mos hani këto ushqime, po të keni probleme me pagjumësinë

Shpesh, gjatë gjithë ditës, kujdesemi se sa dhe çfarë hamë, andaj mbrëmja na lë të gatshëm që të bëjmë një “shkelje” të caktuar.

Lifestyle

14/03/2018 18:04

Megjithatë, nëse vuani nga pagjumësia, këto ushqime mos i konsumoni në mbrëmje:

Drithëra

Ato shpesh përzihen me qumësht dhe ne sjellim shumë tryptofan në trup. Tryptofan ndihmon në rregullimin e gjumit, por drithërat e përpunuara gjithashtu përmbajnë sheqerna ose shurup, të cilat ua largojnë gjumin.

Djathi

Djathi i vetëm që mund të hani në mbrëmje është një moxarellë. Llojet tjera të djathit përmbajnë shumë tiramina, të cilat aktivizojnë trurin tuaj, pa marrë parasysh sa është ora.

Çokollata

Çokollata, siç dihet, përmban një sasi të konsiderueshme të kafeinës, sidomos çokollata e zezë. Ajo gjithashtu përmban theobromine, një kompleks që mund të rrisë shpejtësinë e punës së zemrës suaj, dhe do t’ju mbajë të zgjuar.

Mishi i thatë dhe produktet e mishit të blerë

Mishi i tharë dhe i përpunuar (proshutë, sallam…) gjithashtu përmban tiraminë për shkak të përpunimit, transmeton kp. Një zgjedhje më e mirë për mbrëmjen është biba, e cila përmban tryptofan – një kompleks që inkurajon gjumin.

Frutat e thata

Frutat e thata janë të pasura me fibra dhe përmbajnë koncentrat të kondensuar të sheqerit, të cilat do t’ju mbajnë zgjuar për orë të tëra pas konsumit.

Patatina

Patatet e skuqura, si çdo perime tjera të pjekura, për shkak të përmbajtjes së lartë të yndyrës, e bëjnë të vështirë tretjen, dhe parandalojnë një gjumë të rehatshëm dhe të qetë.

Akullorja

Akullorja përmban dy gjëra që duhet të shmangni në mbrëmje: sheqer dhe yndyrë. Nëse përmban edhe kafe ose çokollatë, është e qartë pse nuk është aspak zgjedhja e duhur.

Mishi i kuq

Mishi i kuq është gjithashtu ka shumë fibra dhe proteina, të cilat janë shumë më të rekomanduara për ditën sesa për mbrëmjen.

Alkooli

Mos e përdorni kurrë alkoolin si ndihmë për gjumë. Thjesht, kjo nuk do të ndihmojë. Edhe nëse flini, do t’ju bëjë të zgjoheni gjatë natës, ose në mëngjes ju do të jeni shumë të lodhur dhe të zymtë dhe do të dëshironi të mos keni fjetur fare.

Shalqiri

Megjithëse është hidratues, por është gjithashtu i shijshëm, shalqiri përmban shumë ujë – madje 92%! Nëse e hani atë para gjumit, prisni të shkoni në tualet disa herë gjatë natës.

Domatja

Përmban shumë tiraminë, e cila mund të ndihmojë në stimulimin e aktivitetit të trurit. Me siguri se nuk dëshironi që truri juaj “të egërsohet” derisa tentoni të flini, përgatiti Express.