Mos flini përmbys

Një gjumë i rehatshëm mund t’ju ndihmojë shumë në angazhimet që keni gjatë ditës, qofshin punët fizike apo mentale. Studiuesit amerikanë të Covenant Health System, janë marrë me analizimin e mënyrës dhe pozicioneve të gjumit. Sipas këtyre studiuesve, fjetja me fytyrë nga tavani ndihmon për t’i parandaluar dhimbjet e shpatullave dhe të qafës, redukton refluksin…

Lifestyle

22/12/2013 15:00

Një gjumë i rehatshëm mund t’ju ndihmojë shumë në angazhimet që keni gjatë ditës, qofshin punët fizike apo mentale. Studiuesit amerikanë të Covenant Health System, janë marrë me analizimin e mënyrës dhe pozicioneve të gjumit.

Sipas këtyre studiuesve, fjetja me fytyrë nga tavani ndihmon për t’i parandaluar dhimbjet e shpatullave dhe të qafës, redukton refluksin dhe acidin e stomakut, por madje edhe shfaqjen e rrudhave.

Një tjetër pozition i mirë për të fjetur është konstatuar se është ai në krah. Madje, ky është një pozicion që rekomandohet për gratë shtatzëna, ngase lehtëson qarkullimin e gjakut drejt fetusit dhe i zvogëlon shanset për të gërhitur.

Kurse, pozicioni më i keq për të fjetur, bazuar në studime, është ai përmbys, sepse i bën presion stomakut, stimulon refluksin dhe gastritin dhe shton mundësinë për të gërhitur. Ndër të tjera, ky pozicion dëmton edhe pozicionin e shtyllës kurrizore të qafës, e cila nuk e ka mundësinë të qëndrojë në një pozicion të lirshëm.