Mos e votoni Thaçin

Ramush Haradinaj ka kërkuar nga qytetarët e Drenasit të mos e votojnë Hashim Thaçin, veç pse është i Drenicës. Ai ka u thënë qytetarëve se i kanë lazdruar djemtë e kësaj ane duke ua dhënë votën pa asnjë kusht.

Lajme

19/10/2013 14:22

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga qytetarët e Drenasit që mos ta votojnë Hashim Thaçin.

Ai ka u thënë qytetarëve se i kanë lazdruar djemtë e kësaj ane duke ua dhënë votën pa asnjë kusht.

“E vërteta është pak me ndryshe. I keni lazdruar pak si tepër djemtë e juaj duke ua dhënë votën pa asnjë kusht. Ata e kanë ditur se kur vijnë tek ju, e marrin votën, sepse janë të kësaj ane. Është gabim kjo.”

Përgjigja më e mirë, sipas Haradinajt, është që të votohet kandidati i Aleancës Shaban Hasi.

“Në rast se doni të keni zhvillim, edhe Shaban Hasi është i juaji, është i Drenasit, është i Drenicës, Bujar Morina është i juaji, nuk ka këtu në këtë sall përveç neve si delegacion që kemi ardhur, që nuk janë të këtij vendi, nuk ka të komunave tjera”.

“Edhe qeverisja juaj, përveç që duhet të ndryshojë qeverisjen në Drenas, juve ju bjen një barrë, besoni si Drenas, si Drenicë, për ta dihmuar Kosovën ta ndryshojë qeverisjen për një qeverisje me të mirë në të ardhmen, që keni me qenë pjesë e qeverisjes, keni me qeveris, ju e jo të tjerët”.

Kandidati për Komunën e Drenasit nga AAK, Shaban Hasi, kërkoi nga qytetarët e Drenasit që ta votojnë atë, në mënyrë që, siç tha ai, të ndryshohet praktika e keqe e pushtetit aktual.

“Plani im ka këto synime. Riorganizimi dhe ridizajnimi i administratës publike. Se pari kjo administratë do të depolitizohet, nuk do të ketë largim nga puna, por drejtoritë do t’i udhëheqin njerëzit e kualifikuar.”

“Do të ngritët disiplina në punë dhe do të bëhet rritja e efikasitetit në kryerjen e detyrave. Nuk guxon të ketë maltretime të qytetarëve si deri me tani, sepse qytetari është në rend të parë për AAK’në”.

Ndërsa Kryetari i LDD`së Nexhat Daci, ka thënë se Drenasi fitoi shumë ndotje nga gjithçka, prandaj koalicioni AAK-LDD është zgjidhja më e mirë.

“Si tërë Kosova, edhe Drenasi fitoi shumë ndotje nga gjithçka, prandaj koalicioni AAK-LDD po vjen me kandidatin me të fuqishëm për Drenicën, besa edhe për Kosovën, sepse është edhe doktor, edhe profesor dhe ka kaluar nëpër të gjitha proceset e historisë së Kosovës, doktor Shaban Hasi”.