Mos e teproni

Gareth Bale ka thënë se njoftimet rreth lëndimit ‘kronik’ të tij ishin të ekzagjeruara, pas rikthimit në ndeshjen mes Real Madridit dhe Malagas të shtunën. Bale u inkuadrua si zëvendësues në pjesën e dytë dhe fitoi penalltinë të cilën Cristiano Ronaldo e shndërroi në gol në fitoren 2-0 në Santiago Bernabeu. Më herët gjatë këtij…

Sport

20/10/2013 10:02

Gareth Bale ka thënë se njoftimet rreth lëndimit ‘kronik’ të tij ishin të ekzagjeruara, pas rikthimit në ndeshjen mes Real Madridit dhe Malagas të shtunën.

Bale u inkuadrua si zëvendësues në pjesën e dytë dhe fitoi penalltinë të cilën Cristiano Ronaldo e shndërroi në gol në fitoren 2-0 në Santiago Bernabeu.

Më herët gjatë këtij muaji, mediat spanjolle raportuan se Bale vuan nga një problem i rëndë në shpinë – njoftime që u mohuan nga klubi – kurse edhe ylli uellsian ka sqaruar se nuk ka brenga rreth gjendjes së tij shëndetësore.

“Ka pasur njoftime të ekzagjeruara rreth lëndimit tim”, deklaroi Bale për të përditshmen sportive spanjolle AS.

“E kam tejkaluar atë. Kisha një problem të vogël dhe për shkak të tij nuk arrita të luaj sa duhet. Kam munguar në përgatitje dhe nuk isha në gjendje të stërvitem lirshëm. E vërteta është se nuk ishte e rëndësishme. Gjithçka ishte e ekzagjeruar. Jam rikthyer të luaj sërish”, u shpreh ai.