Mos e shisni Di Marian

Pas tërheqjes së Paris Saint-Germain nga interesimi për blerjen e Angel di Marias, tifozët e Real Madridit kanë një lutje për klubin: “Mos e shisni”.

Sport

08/08/2014 10:31

Paris Saint-Germain u tërhoq zyrtarisht nga interesimi për transferimin e yllit të Real Madridit, Angel di Maria.

Reprezentuesi argjentinas doli i shtrenjtë edhe për pronarët e pasur të kampionit të Ligue 1.

Andaj, Di Maria tani spekulohet se mund të përfundojë në Premierligë ku së fundmi është përmendur si objektiv i Manchester Unitedit.

Megjithatë, tifozët e Real Madridit nuk dorëzohen me shpresë se një prej futbollistëve më të dashur për ta do të mbetet në Santiago Bernabeu edhe për sezonin e ardhshëm.

Nëse vizitoni faqen zyrtare të Real Madridit në rrjetin social Facebook do të vëreni shumë komente: “Mos e shisni Di Marian”, madje edhe tek fotografitë që pasqyrojnë ndonjë futbollist tjetër.

Se sa do të dëgjojë klubi, kjo mbetet të shihet në këto javët e fundit të afatit kalimtar të verës.