Mos e përdorni kurrë uthullën e mollës nëse vuani nga këto sëmundje ose merrni këto barna
Uthullës së mollës, eliksirit të shëndetit dhe të bukurisë, me veti anti-fungale, antibakterial i janë gjetur ndër vite njerëzit përdorime të pafundme.
Lifestyle
Megjithatë duket se jo të gjithë njerëzit duhet ta përdorin për të zbardhur dhëmbët, për t’u dobësuar apo për të ulur tensionin e gjakut, sepse nëse merrni mediakmentet e mëposhtme apo jeni në periudha të caktuara të jetës, uthulla e mollës më shumë do t’ju dëmtojë sesa do t’ju sjellë përfitime.
Kombinimi i tij me barna të caktuara ose kushte të caktuara mjekësore mund të çojë në probleme të papritura shëndetësore, transmeton living.al.
Mos e përdorni uthullën e mollës nëse jeni duke marrë ndonjë nga medikamentet e mëposhtme:
1. Digoxin Ose Lanoxin
Digoksina dhe Lanoxina përdoren për të trajtuar sëmundjet e zemrës. Kombinimi i uthullit të mollës me njërën nga këto medikamente mund të jetë e rrezikshme. Uthulla parandalon përthithjen e kaliumit, duke rritur rrezikun e efekteve anësore, duke përfshirë luhatje humori, të vjella, marramendje dhe diarre.
2.Diuretikët
Medikamente të tilla si Diuril, Lasix, Microzidea dhe Thalitone përdoren zakonisht për të stimuluar trupin të largojë lëngjet e grumbulluara. Diuretikët mund të shkaktojnë dehidratim dhe rreziku i dehidrimit bëhet edhe më i madh kur një person konsumon uthull molle.
3. Insulinë
Diabetikët përdorin insulinën për të balancuar nivelet e sheqerit në gjak në trup. Ndonëse uthulla e mollës mund të ndihmojë kontrollin e nivelit të sheqerit në gjak, nuk duhet të përdoret kurrë në kombinim me insulinën. Marrja e të dyjave së bashku mund të ulë nivelet e kaliumit dhe nivelet e sheqerit në gjak.