Mos e neglizhoni dhimbjen e kokës

Nëse keni simptoma të dhimbjes së kokës, lodhjes, djersitjes dhe ju dhemb nofulla, atëherë mund të keni problem me arteritetin e tëmthit.

Lifestyle

06/08/2016 22:26

 

Arteriteti i tëmthit është një sëmundje që çon drejt ënjtjes dhe inflamacionit të arterieve në tru.

Nëse nuk trajtohet, mund të shkaktojë verbërim të papritur e të pashërueshëm, për shkak të pengesës në rrjedhjen e gjakut në drejtim të nervave optike.

Studimet thonë se njëzet për qind e personave që vuajnë nga arteriti, mbesin pjesërisht ose krejtësisht të verbër.

Por, trajtimi në kohë të duhur me steroide për ta reduktuar inflamacionin në artere do të duhej që ta parandalojë një gjë të tillë.