Mos e krahasoni me Ronaldon

Selektori i Brazilit, Carlos Dunga ka thënë se ylli i ri i Lazios, Felipe Anderson nuk duhet të krahasohet me sulmuesin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo.

Sport

11/04/2015 14:27

Felipe Anderson nuk duhet të krahasohet me sulmuesin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo.

Kështu ka thënë selektori i Brazilit, Carlos Dunga që theksoi se Anderson duhet lënë të punojë i qetë dhe mbi të njerëzit nuk duhet të ushtrojnë presion më shumë sesa duhet pasi një gjë e tillë mund të ndikojë jo pozitivisht në rritjen e futbollistit.

“Ne nuk duhet ta krahajsojmë Felipe Andersonin me Cristiano Ronaldon”, deklaroitrajneri i Brazilit.

“Portugezi ka realizuar në Spanjë, Angli dhe Portugali, madje regjistron më shumë gola sesa prezenca në fushë, ndërsa Anderson nuk shënon prej 3-4 ndeshjesh dhe nëse vazhdojmë ta krahasojmë me Cristianon goli mund të kthehet në një bumerang për të”, vijoi më tej Carlos Dunga.

“Me kombëtaren olimpike të Brazilit ai nuk ka shfaqur të njëjtin nivel si tek Lazio, dhe njeërzit kanë filluar të dyshojnë pasi prsinin më tepër nga ai”, shtoi trajneri 51-vjeçar.