Mos e kërkoni sekretin e lumturisë në çift në dhomën e gjumit, është më e thjeshtë se kaq..

Cili është sekreti i një martese të fortë në ditët e para të prindërimit? Mund të jetë aq e thjeshtë sa të varni një tabelë ku nëna dhe babi të ndajnë punët e shtëpisë dhe përgjegjësitë mes tyre.

Lifestyle

03/06/2018 20:55

Sipas një studimi të kohëve të fundit, martesat vuajnë kur nënat besojnë se ato po sakrifikojnë karrierën e tyre dhe po kontribuojnë më shumë se mundësitë e tyre në shtëpi.

Por ka një lajm të mirë: Zgjidhja mund të jetë aq e thjeshtë sa mjafton të bësh një bisedë serioze me partnerin për përgjegjësitë brenda dhe jashtë shtëpisë, thotë Jill Whitney, eksperte e çështjeve të familjes e martesës.

“Gratë që janë nëna dhe ndërkohë punojnë edhe jashtë shtëpisë shpesh ndiejnë se kanë shumë përgjegjësi”. Ajo thotë se burrat janë ende të habitur kur dëgjojnë gratë e tyre të ndihen në këtë mënyrë, transmeton pernenat.al.

“Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që çiftet të kenë disa biseda të “forta” dhe të ndershme. Gjetja e bilancit të duhur do të duket ndryshe për çdo familje. Ndërsa disa gra duan shumë të qëndrojnë në shtëpi me fëmijët e tyre të vegjël, ka të tjera që janë më të lumtura nëse punojnë me orar të plotë”, – thotë Whitney.

Nëse po punoni në në 100 drejtime të ndryshme dhe mendoni se keni shumë punë në shtëpi, komunikimi i sinqertë me partnerin tuaj mund të parandalojë pakënaqësinë dhe mund të gjeni një mundësi për kompromis.

Kjo për shkak se baballarët mund të mirëpresin një ekuilibër të ri.
“Disa baballarë dëshirojnë shumë që të kenë më shumë kohë për të qëndruar me fëmijët e tyre”, thotë Whitney. “Ata mund të ndihen keq nëse humbasin momente nga jeta familjare dhe rritja e fëmijëve.”